Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
48 %
1kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
26 °
Sht
27 °
E martë, 17 Maj, 2022
spot_img

Merr fund MAKTHI prej dy dekadash për 40 familje, pronari i pallatit “U ARRATIS”, sot banorët morën legalizimet

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kanë pritur 18 vjet për të marrë legalizimin e shtëpisë. Askush nuk ishte kujtuar që t’i pajiste me një copë letër që shtëpinë e kishin të tyren.

Por sot duket se ka marrë fund makthi i errët i 40 familjeve të “Kristian Construction” një pallat I ndërtuar që në vitin 2002, por për shkak të shkeljeve të ndërtimit, pavarësisht lejes së miratuar nga bashkia, nuk kishin arritur asnjëherë të zgjidhnin problemin e tyre.

Dje, drejtori i ASHK-së Tirana Jug, Mariglen Disha ka organizuar një takim me banorët për t’ju dorëzuar lejen e legalizimit të apartamenteve dhe njësive të shërbimit që kanë blerë para dy dekadash.

Referuar VKM nr. 19 drejtoria përgjigjëse, pasi i bëri thirrje administratorit të kompanisë së ndërtimit, i cili nuk iu përgjigj kërkesës së institucionit, procesi i legalizimit vijoi në emër të banorëve. Nuk do të ishtë e lehtë për drejtorinë që të vazhdonte punën, nëse banorët e pallatit nuk do të zgjidhnin një përfaqësues (administrator) për të mbajtur kontakt me ASHK-në për plotësimin e dokumentacioneve.

Dje u dorëzuan 40 leje legalizimi, ndërkohë që po vijohet puna për të legalizuar të gjitha njësitë.

“Kristian Construction” ka aplikuar pranë Bashkisë së Tiranës në vitin 2006 për legalizim të shtesave pa leje në objekt, me leje ndërtimi të KRRT, në rrugën “Him Kolli”.

Me këtë rast, ASHK bën thirrje për çdo banor të cilët nuk kanë me hipotekë apartamentin e tyre, të bëhen sëbashku me banorët e pallatit për të finalizuar në një kohë të shkurtër hipotekimin e banesave të tyre.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img