
Pas më shumë se 2 muajsh luftime, konflikti mes Azerbajxhanit dhe Armenisë në qytetin kufitar të Nagorno-Karabakh ka marrë fund.
Pasditen e sotme është njoftuar armëpushimi mes dy shteteve. Me ndërmjetësimin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin u firmos marrëveshja mes Presidentit azer Aliyev dhe kryeministrit armen Pashinyan. Lajmi u konfirmua nga presidenti armen në një status në rrjetin social “Facebook”.
“Kam nënshkruar një deklaratë mbi përfundimin e luftës së Karabakut me presidentët rusë dhe azerbajxhanasë nga ora 01.00 pasdite. Teksti i deklaratës që tashmë është botuar është jashtëzakonisht i dhimbshëm për mua dhe njerëzit tanë.
“E mora atë vendim si rezultat i një analize të thellë të situatës ushtarake dhe vlerësimit të njerëzve që kanë zotërimin më të mirë të situatës. Bazuar gjithashtu në besimin se kjo është zgjidhja më e mirë në situatën e krijuar.
“Nuk është një fitore, por nuk ka asnjë humbje derisa të njihni veten. Ne kurrë nuk do ta njohim veten dhe kjo duhet të jetë fillimi i unitetit tonë kombëtar, epokës së rilindjes,” thuhet mes të tjerash në statusin e Aliyev.
Rajoni është i njohur si pjesë e Azerbajxhanit, por kontrollohet nga armenët etnikë. Nga lufta për territore kishte mijëra të vdekur dhe të plagosur, ndërkohë që lufta e përgjakshme shkatërroi edhe ekonomikisht dy shtetet.