Tirana
few clouds
-3.5 ° C
-3.5 °
-3.5 °
54 %
1kmh
20 %
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
9 °
E hënë, 24 Janar, 2022

Merr fund dilema e maturantëve, Ministria e Arsimit ‘zbulon’ se çfarë bëri ‘TURI’ (FOTO)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Janë publikuar përgjigjet e sakta të pyetjeve të testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë për maturantët.

Pyetja që ka tërhequr më shumë vëmendjen është ajo me personazh kryesor “Turin”, që u bë edhe objekt talljesh në rrjetet sociale.

Për shkak se maturantët i kanë konsideruar disa nga pyetjet si të pakuptimta, prej 3 ditësh kanë dalë në protesta duke i kërkuar Ministrisë s ëArsimit që të mos penalizohen për këto pyetje.

Por cila ishte pyetja e shumëpërfolur?

Barka filloi të rrëshqiste me shpejtësi përgjatë lumit të rrëmbyer, ndërsa katër njerëzit që ndodheshin në të , bërtisnin nga euforia. Zemrat e tyre rrihnin fort, ndërsa manovronin me shkathtësi lopatat përmes ujërave të trazuara. Madje dhe Turi, i cili fillimisht ishte ndjerë i shqetësuar në lidhje me udhëtimin me barkë, e harroi frikën kur valët e akullta përplaseshin mbi të. Papritur, ai vështroi skajet e mprehta të një shkëmbi të dhëmbëzuar që iu shfaq përpara.

Cila nga fjalitë e mëposhtme mund të vijojë në të njëjtin stil aksionin e nisur në paragrafin e dhënë më sipër?

A) Duke u përqëndruar, Turi u përpoq të kujtonte procedurën e saktë për ta kthyer barkën në një pozicion të sigurt.

B) Ndërkohë, uji i ftohtë i lumit vazhdoi të përplasej në anët e barkës duke i bërë qull Turin dhe miqtë e tij.

C) Turi e dinte që ai dhe miqtë e tij ishin të përgatitur për t’ia dalë në situata të tilla.

D) Turi u hodh në të djathtë për të shmangur shkëmbin dhe gati e përmbysi varkën.

Përgjigja e saktë është në alternativën “D”, sipas përgjigjeve që ka publikuar Ministria e Arsimit.

Njoftimi i ministrisë:

Testi që po publikojmë, është vetëm njëri nga katër variantet e zhvilluara në provimin e Gjuhës shqipe dhe letërsisë për Maturën Shtetërore 2020.

Të gjitha variantet kanë pyetje të njëjta, por renditja e tyre si edhe renditja e alternativave për secilën pyetje ndryshon në çdo variant.

Në variantin e dhënë më poshtë alternativat e sakta janë të theksuara.

3-7_copy.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img