Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
82 %
0kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
28 °
E shtunë, 25 Shtator, 2021
spot_img

Merr fund beteja, qeveria i dëmshpërblen 100%, protestuesit e Zharrëzës largohen nga Tirana

spot_img

Lajme të ngjashëm

Banorët e Zharrëzës duket se kanë dalë fitimtarë nga beteja me qeverinë pasi qeveria ka vendosur t’i dëmshpërblejë ata 100%.

Të paktën kështu deklaroi zëvëndëskryeministri, Niko Peleshi gjatë një deklarate për mediat. Menjëherë pas dekaratës së Peleshit kanë reaguar banorët e Zharrëzës të cilët kanë mirëpritur vendimin e qeverisë duke thënë se tashmë do të largohen nga Tirana.

“S’ka më lëndë të parë për spekulantët, sakrifica e banorëve të Zharrëzës nuk mund të jetë lodra e tyre. Banorët do të dëmshpërblehen 100% nga qeveria dhe do të nisin hetimet ”,- tha Peleshi.

Banorët e Zharrëzës udhëtuan në këmbë drejt Tiranës për disa ditë për të protestuar para MEI për shqetësimet e vazhdueshme nga lëkundjet e tokës dhe për dëmtimin e shtëpive të tyre.

Më shumë

spot_img