Ka marrë fund aventura për rreth një viti e Fjolla Morinës. Këngëtarja ka rënë në prangat e policisë mëngjesin e sotëm në Kosovë, teksa ishte hasur pranë një lokali në Prishtinë.
Ajo është arrestuar nga policia e Kosovës. Kujtojmë se Fjolla Morina u arrestua pasi u kap me dy pistoleta në çantë gjatë tentativës për të kaluar kufirin drejt Shqipërisë nga dogana e Morinës, e shoqëruar nga shoferi dhe biznesmeni Fisnik Syla me të cilin u martua pak kohë më parë.
Gjykata e Kukësit dha masën e arrestit në shtëpi, dhe këngëtarja mori me qira një banesë në Kukës, ku do të duhej të qëndronte.
Por pas një kontrolli që bëri Policia këngëtarja kishte arritur të arratisej. Më pas Fjolla u shpall në kërkim nga Interpoli.
Ajo u dënua në 25 mars nga Gjykata e Kukësit me 9 vite burgim, që pas zbritjes së 1/3 prej gjykimit të shkurtuar u bënë 6 vjet.
Momenti kur arrestohet Fjolla Morina