Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Merr fund arratia e trafikantit shqiptar në Itali, mijëra euro dhe armë në banesë (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb

Arratia e Martin Çelës, 38 vjeçar në Itali ka zgjatur veç 24 orë.

Në Firence, pas hetimeve, natën e 4 qershorit 2018, policët vërejtën dhe arrestuan një 34 vjeçar polal në bordin e një makine Tuareg, me 14.5 kile kokainë, të fshehur në sediljet e pasme të makinës.

Në moment, një person i dytë po kalonte me një autoveturë Hunday, dhe menjëherë sapo u evidentua nga policët, e la makinën në vend, dhe ia mbathi me vrap duke ikur nga vendi I ngjarjes. Menjëherë pas këtij veprimi, policët italianë iu vunë në ndjekje. Dje në mëngjes, shqiptari u evidentua nga policët e Firences në një hotel ku ishte fshehur për të bërë ndonjë banjë e për tu qetësuar sadopak, ndoshta edhe për t’u ushqyer, raporton neësbomb.al referuar medias italiane.

Martin Çela, i papunë dhe i evidentuar edhe më parë nga policia për shpërndarjen e lëndëve narkotike, u vendos në arrest për të njëjtën vepër penale, ndërkohë që më parë ishte dënuar edhe për armëmbajtje pa leje, dhe rezistencë ndaj policise, raporton neësbomb.al.

Ndërkohë që në makinën që ai kishte lënë në vendngjarje, u gjetën 25 mijë euro, një pistoletë e kalibrit 7.65. Gjatë bastisjes së banesës ku jetonte që e tregoi vetë sapo u arrestua u gjetën dhe u sekuestruan edhe 4000 euro. /NEËSBOMB.AL

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese