Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

'Merr frymë të lutem', vajza i thotë lamtumirë babait në telefon, ai vdes i vetëm në spital nga covid-19 (HISTORIA PREKËSE)

Shkruar nga Newsbomb

Një grua, babai i së cilës vdiq si pasojë e infektimit me koronavirus, ka ndarë detaje prekëse rreth momenteve të fundit të jetës së tij, duke treguar si ajo dhe e gjitha familja i thanë lamtumirë nëpërmjet telefonit, pasi nuk mund ta vizitonin në spital.

Abby Adair Reinhard, 41 vjeçe, nga Rochester, Nju Jork, e shpërndau lajmin e hidhur për babain e saj në facebook, duke treguar edhe dy ditët që kaloi duke komunikuar në telefon me të.

Nëna e tre fëmijëve më pas vazhdoi të tregojë agoninë e 48 orëve të fundit, deri në vdekjen e babait të saj, duke ndarë se si ajo dhe anëtarët e saj më të afërt të familjes mbetën në telefon me të për pjesën më të madhe të asaj kohe, duke dëgjuar frymën e tij dhe duke u lutur që ai të marrë frymë vazhdimisht.

Abby e filloi postimin e saj në stilin e ditarit në 5 Prill, një ditë pasi babai i saj testoi pozitiv me COVID-19 dhe u fut në një gjendje kome të shkaktuar nga mjekimi.

Dailymail

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese