Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ia ka dalë sot të lironte ‘’pengun” e ndërtimeve pa leje.
Monumenti simbolizonte luftën kundër fashistëve, duke treguar vendin ku u vra heroi i popullit Qemal Stafa.“Këtu më 5 Maj 1942 në luftë me fashistët ra Heroi i Popullit Qemal Stafa”, shkruhet në monument.
“E kishin rrethuar objektet e paligjshme monumentin kushtuar një prej të rinjve më të njohur shqiptar, ditë-vrasja e të cilit, është dita e dëshmorëve në vend. Sot e “çliruam”…”, deklaron Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.