Hapësire reklamuese

Aktualitet

Merr flakë një apartament në Fier, brenda ndodheshin dy të moshuar

Shkruar nga Newsbomb

Një apartament ku jetonin dy të moshuar është përfshirë nga flakët e zjarrit ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 në Hoxhare të Fierit.

Zjarri në banesën e dy të moshuarve dyshohet se ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike. Menjëherë në pallatin ku ndodhej banesa që u përfshi nga flakët ka shkuar zjarrfikësja e cila ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit si dhe nxjerrjen e të moshuarve pa lëndime nga banesa.

Të moshuarit u dërguan drejt rajonal të Fierit për shkak të asfiksimit nga tymi dhe fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Nga zjarri ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa policia po punon për caktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Pamje nga zjarri ne banesen e te moshuarve ne Fier

 

Pamje nga zjarri ne banesen e te moshuarve ne Fier

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese