Një makinë ka marrë flakë në hyrje të tunelit të Elbasanit.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se si pasojë e incidentit, është krijuar radhë e gjatë automjetesh, duke shkaktuar trafik të rënduar.
Nuk dihet se cili ka qenë shkaku i zjarrit në makinë, or fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Zjarrfikësja ka shkuar në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.