Hapësire reklamuese

Aktualitet

Merr flakë një barake në një fshat të Sarandës, një burrë pëson djegie të rënda

Shkruar nga Newsbomb
Merr flakë një barake në një fshat të Sarandës,

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Sarandë, ku në një barakë në fshatin Çukë ka rënë një zjarr i madh.

Bëhet me dije se në barakë qëndronte roje, i cili si pasojë e flakëve ka marrë plagë të rënda.

Mësohet se i lënduari që ka marrë djegie të shkallës së tretë është Ilirjan Xhani, 57 vjeç. Ka qenë djali që e ka njerrë të atin nga barkaja dhe më pas menjëherë ka njoftuar ambulancën.

Sipas bluzave të bardha gjendja e 57-vjeçarit është e rëndë. Ai është dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu