Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
37 %
7.2kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
34 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
E premte, 23 Korrik, 2021

Merr flakë një banesë në Vlorë, humb jetën e moshuara që jetonte vetëm; ishte e paralizuar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një banesë ka marrë flakë këtë pasdite në qytetin e Vlorës, në vendin e quajtur “Tregu i Orizit” në lagjen “28 nëntori”.

Nuk ka shumë informacione lidhur me ngjarjen, por raportohet se një e moshuar që jetonte vetëm ka ndërruar jetë, teksa ende nuk bëhet me dije se cili ka qenë shkaku i flakëve në banesë. E ndjera thonë komshinjtë ishte e paralizuar dhe gjatë shpërthimit të flakëve nuk ka mundur të dalë nga banesa.

Zjarrfikësja mbërriti në vendngjarje dhe bëri të mundur shuarjen e flakëve.

Njoftimi i policisë

Më datë 23.03.2021, rreth orës 17:45, në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, ka rënë zjarr në një banesë ku jetonte shtetasja E. Gj., rreth 50 vjeçe, invalide, e cila nuk ka mundur të dalë nga banesa dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Më shumë

spot_img
spot_img