Hapësire reklamuese

Aktualitet

Merr flakë në ecje autobusi në autostradën "Tiranë-Elbasan"

Shkruar nga Newsbomb

Një autobus ka marrë flakë mesditën e sotme në autostradën “Tiranë-Elbasan”. Autobusi ka qenë në ecje në momentin që pjesa e pasme ka shpërthyer në flakë. Fillimisht dyshohet se shkak i zjarrit është një shkëndijë elektrike.

Nga zjarri në pjesën e pasme të autobusit ka vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht asnjë person të lënduar.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në autostradën “Tiranë-Elbasan”, në fshatin Dopaj, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në pjesën e pasme të një autobusi në lëvizje, me drejtues shtetasin F. K.. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe ata të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të shkakut të rënies së zjarrit.

Merr flakë në ecje autobusi në autostradën "Tiranë-Elbasan"

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese