Hapësire reklamuese

Aktualitet

Merr flakë linja elektrike në një pallat në Vlorë, rrezikohen banesat ngjitur

Shkruar nga Newsbomb
Merr flakë linja elektrike në një pallat në Vlorë,

Linja elektrike e një pallati në Vlorë ka shpërthyer në flakë sot pasdite, njofton policia. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar autoritetet.

Menjëherë kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Kështu është bërë e mundur shmangia e djegies së gjithë godinës. Deri tani janë raportuar vetëm dëme materiale, jo njerëz të lënduar.

Ndërkohë po punohet për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit, që mund të kishte shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Ndërkohë paralelisht policia njofton edhe për një aksident në autostradën Elbasan-Tiranë. Raportohet se një automjet tip “Toyota”, me targa të Kosovës është përplasur me barrierën anësore të rrugës, ku si pasojë janë plagosur dy persona.

Dy të plagosurit janë nisur me urgjencë për në spitalin e Traumës. Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, ndërsa nuk bëhen të ditura shkaqet e përplasjes.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll