Hapësire reklamuese

Aktualitet

Merr flakë kabina elektrike, disa lagje në Lezhë pa drita

Shkruar nga Newsbomb
Merr flakë kabina elektrike, disa lagje në Lezhë pa drita

Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët në lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë, duke bërë që disa lagje të ngelen pa energji elektrike.

Dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike, ndërkohë që forcat e zjarrëfikëses janë nisur drejt vendngjarjes.

Drejt vendngjarjes janë nisur edhe specialistët e OSHEE, të cilët do të fillojnë punën për të rikthyer energjinë elektrike në Lezhë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu