Merr flakë 'Audi' në mes të Fierit, shpëton shoferi, digjen 2 makina të tjera

Publikuar tek: aktualitet, më 21:28 08-08-2020 Merr flakë 'Audi' në mes të Fierit, shpëton shoferi, digjen 2 makina të tjera

Një automjet tip "Audi A4" është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në mes të Fierit.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë të popullur të qytetit, në lagjen "Apollonia".

Mjeti mësohet se ishte me impian benzinë-gaz, gjë që e ka bërë më të lehtë shpërthimin e flakëve.

Qytetarët janë frikësuar, teksa shoferi ka zbritur menjëherë nga makina. Janë shkaktuar dëme materiale, pasi janë djegur dy makina që kanë qenë të parkuara afër "Audit".

Në vend kanë shkuar menjëherë policia, forcat zjarrfikëse dhe ambulanca. Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, por dyshohet për një defekt në makinë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011785984039307
array(1) { ["section"]=> string(80) "merr-flake-audi-ne-mes-te-fierit-shpeton-shoferi-digjen-2-makina-te-tjera-216530" }