Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
65 %
1.5kmh
0 %
Enj
15 °
Pre
18 °
Sht
19 °
Die
16 °
Hën
17 °
E enjte, 30 Mars, 2023

Merr flakë anija ushtarake në Vlorë? Reagon Ministria e Mbrojtjes: Është stërvitje rutinë, skenar në rast zjarri në bord (PAMJET)

Lajme të ngjashëm

Ministria e Mbrojtjes sqaron opinion publik se lajmi për zjarrin në bordin e një anije luftarake në afërsi të Tunelit në Vlorë nuk është i vërtetë. Referuar njoftimit zyrtar, bëhet me dije se ka qenë një stërvitje ushtarake që është zhvilluar në bordin e anijes “Iliria”.

Ndërkohë, në media paraditen e kësaj të premteje u tha se pjesa e përparme e anijes ishte përfshirë nga flakët. Madje u publikuan dhe disa pamje. Por siç shihet dhe nga fotot që publikon vetë Ministria e Mbrojtjes, zjarri ka qenë i simuluar.

“Episodi i shfaqur në video është pjesë e skenarit në rastet kur bie zjarr në bordin e një mjeti lundrues dhe anijet e Forcës sonë Detare angazhohen për të shuar flakët”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Njoftim për mediat

Lidhur me disa video të publikuara në disa media dhe rrjete sociale ku pretendohet përfshirja nga flakët e një anijeve në det, Ministria e Mbrojtjes dëshiron të sqarojë opinionin publik se bëhet fjalë për një stërvitje rutinë të anijeve të klasit “Iliria” të Forcës Detare shqiptare në Gjirin e Vlorës.

Episodi i shfaqur në video është pjesë e skenarit në rastet kur bie zjarr në bordin e një mjeti lundrues dhe anijet e Forcës sonë Detare angazhohen për të shuar flakët.

Rasti i fundit i angazhimit të anijeve të Forcës sonë Detare në një operacion për shuarjen e flakëve në një mjet lundrues në det të hapur ka ndodhur vetëm në muajin shkurt të këtij viti në tragetin e linjës Brindizi-Gumenicë.

Më shumë