Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Die
40 °
Hën
38 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
35 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Merr detyrën drejtuesi i ri i Prokurorisë Elbasan, Ibrahimi: KLP po punon për t’ju garantuar autoritetin dhe sigurinë për të kryer detyrën tuaj

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i KLP-së, Gent Ibrahimi, prezantoi sot drejtuesin e Prokurorisë Elbasan, Kreshnik Ajazi, në një takim ku ishin të pranishëm zv/drejtuesi i prokurorisë, kryetarja e Gjykatës Elbasan, drejtuesi i Policisë së qarkut Elbasan, prokurorët dhe administrata e zyrës së Prokurorisë Elbasan.

Ibrahimi në fjalën e tij theksoi se sistemi i prokurorisë ka nevojë për lidership, i cili qëndron dhe mbështetet te forca morale dhe profesionale e drejtuesit.

“Drejtuesi i prokurorisë ka një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen dhe eficiencën e punës në prokurori. Deri tani kemi arritur të emërojmë 5 drejtues prokurorish dhe mendoj se kemi bërë zgjedhje të mira. Elbasani është një prokurori e cila kërkohet nga prokurorët, KLP nuk ka vështirësi të plotësojë vakancat nëse ato dalin. Mënyra si ne garantojmë karrierën e prokurorëve është thelbësore për eficiencën e sistemit. Prokurorët duhet të mësohen me pavarësinë e tyre në ushtrimin e detyrës. KLP po punon për t’ju garantuar juve autoritetin dhe sigurinë për të kryer detyrën”, tha ai.

Nga ana e tij, Kreshnik Ajazi u shpreh krenar që është zgjedhur nga një institucion që mishëron nevojën e reformës në drejtësi.

“Gjatë 2020, kemi trajtuar një numër të madh çështjesh dhe kemi rezultate të prekshme në goditjen e strukturave kriminale në bashkëpunim me strukturat policisë. Rezultatet janë të prokurorëve, jo të miat. Elbasani ka problematikat e veta, jemi angazhuar me gjithë kapacitetet në hetimin sa me më përgjegjshmëri të çështjeve sensitive për opinionin publik. Jemi të angazhuar të kemi rezultate konkrete në hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Keni nevojë për investime në siguri fizike në institucion, përcaktimin e statusit të nëpunësve civile në prokurori dhe i kemi kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm zgjedhjen e këtyre problemeve. Në prokurorinë e Elbasanit nuk ka asnjë zëvendësim prokurori gjatë 2020 pa shkak ligjor”, tha ai.

Më shumë

spot_img
spot_img