Hapësire reklamuese

Showbiz

Merr biletën që të shijosh Dj Robin Schulz, Arilenën, Ledrin, Mc Kreshën e Dj Vicky! E ke falas!

Shkruar nga Newsbomb

A ke qejf të bësh qejf, duke kërcyer me muzikën e Dj Vicky-t? A ke dëshirë të këndosh bashkë me Arilena Arën, Ledri Vulën dhe Mc Kreshën? Sigurisht që po! Vështirë të besojmë se dikush mund të thotë “Jo”. Aq më shumë kur një koncert i tillë, që bën bashkë artistët më “in” të momentit, ofrohet falas.

 

E aq më shumë kur kësaj armate, i shtohet dhe një emër surprizë, një Dj me famë ndërkombëtare, Robin Schulz, që do të vijë në Tiranë ekskluzivisht për këtë koncert të madh që do të organizohet në 8 shkurt, në Pallatin e Kongreseve.

Të rinjtë kanë ditë që po flasin për këtë event, nëpër rrjetet e tyre sociale.

Në fillim dukej thjesht si një lojë virale komunikimi që ata nisën në Facebook e Instagram, duke përdorur ca fjalë kyçe e thirrje në gjuhën e tyre, për t’u bërë JUTH. Dukej si një ndër ato sfidat që nisin për të përfshirë sa më shumë të rinj në lojë. Por pas çdo postimi, u zbuluan edhe më shumë detaje që treguan se bëhej fjalë për këtë event të madh në Pallatin e Kongreseve, ku më 8 shkurt, në orën 21.00 do të mblidhen të gjithë të rinjtë deri në 25 vjeç. Me kushtin që të bëhen JUTH dhe të marrin biletën e hyrjes në aplikacionin JUTH në App Store ose Play Store.

Festa është falas, por hyrja në të e paska një rregull: të marrësh biletën!  

2.jpg

3.jpg

4.jpg

5.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll