Tirana
clear sky
16 ° C
16 °
16 °
72 %
2.1kmh
0 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
19 °
Enj
20 °
E diel, 9 Maj, 2021
spot_img

Mero Baze: Të justifikosh vrasjen e paramilitarëve të PD, do të thotë të justifikosh thyerjen e vilës se Ilir Metës në Lalëz, nën dyshimet se ai është hajdut dhe aty ka fshehur paret

spot_img

Lajme të ngjashëm

Analisti dhe gazetari Mero Baze thotë se të justifikosh vrasjen e Pjerin Xhuvanit nga një paramilitar i amratosur i PD, do të thotë të justifikosh sot thyerjen e vilës se Ilir Metës në Lalëz, nën dyshimet si ai është hajdut dhe aty ka fshehur paret.

“Të justifikosh vrasje nga një paramilitar i armatosur nga një parti politike do të thotë të justifikosh sot thyerjen e vilës se Ilir Metës në Lalëz, nën dyshimet si ai është hajdut dhe aty ka fshehur paret. Për fat këtë të drejt e ka vetëm prokurori me vendim gjykate, jo Gaz Bardhi me urdhër të Lulit. Ndryshe kalojmë jo më në luftë civile, por në anarki, që është diktatura më e keqe e mundëshme. Ndaj duhen futur në burg sot, tani, gjithë ata që deklarohen paramilitarë dhe marrin peng qytetarë në emër të partisë”, shkruan Baze.

Kujtojmë se, Policia e Shtetit njoftoi sot se për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan ka arrestuar 10 persona, të gjithë ish-ushtarakë dhe ish-oficerë të angazhuar në shtabin e PD, si “vullnetarë” për mbrojtjen e votës. Në kërkim është shpallur shtetasi Klement Xhaferri, i dyshuar si mbështetës i PS.

Të arrestuar janë: Arbër Papleka, Arjan Hoxha, Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga, Juljan Mataj, Erald Guga, Erjon Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa dhe Nuredin Kasma.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img