Hapësire reklamuese

Politikë

Mero Baze: Pushtimi i PD nga Berisha, si “operacioni special” i Putinit

Shkruar nga Newsbomb
Mero Baze: Pushtimi i PD nga Berisha, si “operacioni special” i

“Sali Berisha praktikisht ka pushtuar selinë e Partisë Demokratike, duke dhunuar ligjin dhe duke mos pritur fundin e një procesi gjyqësor. Edhe pse formalisht nuk është askush, ai hyri në zyra në emër të Komisionit Rithemelues, për të cilin harroi se formalisht ka zgjedhur në krye Belind Këlliçin. Nëse do të duhej të shkonte dikush për negociata me Enkelejd Alibeaj, duhej të shkonte Këlliçi, por ai atë ditë ishte zëvendësuar me Sali Lushën”.

Kështu shprehet gazetari Mero Baze në një shkrim të publikuar në gazetën TemA, ku analizon situatën në Partinë Demokratike.

“E gjithë bëhet për të mbuluar atë që në fakt është një pushtim i institucionit, i maskuar si “operacion special rikonstruksioni”, për të cilin formalisht duhet të marrin dhe leje në Bashki.

I vetëshpallur kryetar, i pazgjedhur nga askush, Sali Berisha është vendosur në krye të këtij pushtimi duke rifilluar paralelisht një fushatë të “Foltores” së tij në gjithë Shqipërinë, tanimë të shpjegojë pushtimin e bërë fakt të kryer”, shkruan Baze.

Më tej, gazetari thotë se Berisha kërkon të japë përshtypjen sikur ka mbështetjen e të gjithë demokratëve, për shkak të rezistencës nga PD-ja zyrtare.

“Stresi kryesor i Sali Berishës është se Partia Demokratike zyrtare nuk po ja njeh pushtimin dhe po i reziston, duke mos u bashkuar me të. Për këtë, ai po bën çfarë është e mundur të joshë deputetët dhe të krijojë idenë se tani të gjithë janë me të, por në fakt me të janë vetëm ata që ishin, plus disa deputetë pa ngjyrë, që as e kanë ditur pse janë me Bashën, as e dinë pse janë me Berishën. Ata thjeshtë do përdoren si numra e pastaj do flaken”, shkruan ai.

Baze thotë se Berisha e ka çuar Partinë Demokratike në një situatë më të rëndë izolimi edhe se ajo e vitit 1997, ndërsa për ata që e mbështetin shprehet se nuk do t’u mbahen mend as emrat, por vetëm si “ata që u flijuan për Berishën”.

“Ai praktikisht e ka zhytur PD në izolimin më të thellë të saj prej vitit 1997, kur SHBA dhe Bashkimi Evropian e ndëshkuan atë për destabilizimin e vendit.

Miti që ai po përpiqet të ngrejë, se ashtu siç u ringrit pas vitit 1997 deri më 2005, do ringrihet dhe tani, është një gënjeshtër e trashë. Asgjë nuk është si më 1997 për Sali Berishën dhe 2005 e kësaj radhe, i bie viti 2029, kur Sali Berisha është 85 vjeç.

Por më 1997 nuk është ndëshkuar PD, por Sali Berisha personalisht, kurse tani me betejën e gënjeshtërt të Berishës kundër Perëndimit, maskuar me gjoja luftën kundër Lulzim Bashës, i ndëshkuar është gjithë ai grupim që shkon pas Sali Berishës.

Dhe kjo ka për të bërë dhe më dëshpëruese situatën në muajt që vijnë, kur të gjithë ata që i shkojnë pas, të shikojnë se janë thjeshtë ushtarë që po përdoren për të pushtuar një seli, e cila do të jetë piramida ku do të murosen bashkë me Faraonin e tyre. Dhe as emrat nuk do t’u mbahen mend. Do te kujtohen si ata që u flijuan për Berishën”, shkruan gazetari Baze.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll