Tirana
scattered clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
40 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
25 °
Die
18 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

Mero Baze: Me deklaratën “no coment” për Berishën, Basha e ka zgjidhur hallin e tij, por problem është se amerikanët nuk janë idiotë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme kryedemokrati Lulzim Basha u takua me ambasadoren Yuri Kim, ku kjo e fundit në deklaratën e saj për mediat i dha një mesazh të koduar Bashës, të cilit i kërkoi të distancohet nga Sali Berisha.

Por i pyetur disa ditë më parë se çfarë qëndrimi do të mbante për Berishën, Basha u përgjigj me “no coment”. Pikërisht kjo përgjigje e Bashës është komentuar nga gazetari Mero Baze, i cili thotë se me anë të kësaj deklarate, Basha e ka zgjidhur hallin e tij.

Sipas gazetarit, Basha do u thotë amerikanëve “nuk e mbrojta”, ndërsa demokratëve “e patë, nuk e shita”. Por Baze thotë se ka vetëm një problem, që amerikanët nuk janë idiotë.

“Me këtë deklaratën “No coment” për Berishën, Luli e ka zgjidhur hallin e tij. Amerikanëve u thotë: -E patë, nuk e mbrojta.

Demokratëve u thotë: E patë nuk e shita.

I vetmi problem është se amerikanët nuk janë idiot”, shkruan Mero Baze.

Më shumë

spot_img