Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mero Baze ironizon Blushin: Inceneratorët më mirë se Nobeli, ka më leverdi me plehrat

Shkruar nga Newsbomb

Gazetarit Mero Baze s’i ka ‘shpëtuar’ momenti kur kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u ndal ditën e djeshme në Panarin e Librit te stenda e shkrimtarit Ben Blushi, i cili po promovon librin e tij “Komploti”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Baze e ka komentuar këtë takim me nota të forta ironie. Ai i ka përmendur gazetarit aferën e inceneratorëve dhe sipas tij pagesa që merr fituesi i çmimit “Nobel” është shumë herë më pak se ajo e inceneratorëve, prandaj i ka “sugjeruar” Blushit që e ka më të leverdisshme që të merret me plehrat.

 “Dikush t’i thotë kësaj agjencisë së marketingut që propozon librin e Blushit për Nobel se pagesa për Nobel është 1 milion euro, kurse pagesa nga inceneratorët 2.5 milion euro. Ka më leverdi të merret me plehra,” shkruan Baze në profilin e tij në “Facebook” krah fotos së Bashës me Blushin në Panairin e Librit.

Postimi i Mero Bazez Postimi i Mero Bazez

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese