Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Mero Baze: Basha u ka privuar demokratëve të drejtën e votës, e ka filluar fushatën duke rrahur te dera e partisë ata që e kritikojnë

Shkruar nga Newsbomb
Mero Baze: Basha u ka privuar demokratëve të drejtën e

Kryesia e PD në mbeldhjen e sotme vendosi që 13 qershori do të jetë data e zgjedhjes së kryetarit të ri të Partisë Demokratike.

Por për gazetarin Mero Baze, zgjedhjet që do të zhvillohen në më pak se 1 muaj e bëjnë fakt të kryer rizgjedhjen e Bashës në krye të partisë, pasi në PD nuk do të zhvillohen zgjedhje të lira.

 Sipas gazetarit, askush nuk ua ka privuar demokratëve të drejtën e votës më shumë se Lulzim Basha, teksa shton se kryedemokrati e ka filluar fushatën me banda, duke rrahur ted era e partisë ata që e kritikojnë.

Shkrimi i plotë:

Më 2017 Lulzim Basha nuk hynte në zgjedhje me pretendimin se ato duheshin shtyrë ngaqë PD nuk ishte gati. Hyri në çadër dhe betohej se nuk do hynte në zgjedhje pa larguar Edi Ramën dhe pa I shtyrë ato. Më në fund Edi Rama u ul me të për dy tri orë, I dha ca benefite personale në raport me partinë dhe ai hyri në zgjedhje.

Më 2019, përsëriti të njëjtën gjë. Nuk hynte në zgjedhje lokale, pa ikur Edi Rama, dhe pa I shtyrë zgjedhjet. I erdhi në ndihmë dhe Ilir Meta I cili I “çdekretoi” zgjedhjet e 30 Qershorit dhe i dekretoi më 23 tetor.

Edi Rama nuk e përfilli më, po vazhdoi punën duke kryer zgjedhjet.

Pra në dy palë zgjedhje, për të cilat ka krijuar situatë dramatike, argument kryesor ka pasur shtyrjen e zgjedhjeve.

Sot, brenda dy orësh mblodhi Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar, dhe pas humbjes së përsëritur të zgjedhjeve shpalli zgjedhjet e reja në PD, brenda më pak se një muaji, për ta bërë fakt të kryer rizgjdhjen e tij.

Gjithë mbështetësit e tij I ka caktuar në Komisionin e zgjedhjes së kryetarit, dhe rivali  I tij I mundshëm ka kohë të bëj fushatë nga 24 Maji deri më 13 Qershor, duke I kthyer zgjedhjet në një formalitet.

Pra pikën më të vështirë që Lulzim Basha ka në debatin publik, dhe që është cilësia e zgjedhjeve të 25 Prillit, ai kishte mudnësi ta bënte të besueshme, duke bërë vet zgjedhje të lira, të drejta, transparente dhe një garë reale brenda PD.

Ai po bën tërësisht të kundërtën.

Së pari nuk po bën një garë të lirë, pasi as formalisht nuk ka dhënë dorheqje nga kryetar, atë që i kërkonte në fakt pa të drejt kryeministrit kur nuk hynte në zgjedhje. Se kryeministrat nuk japin dorheqje para zgjedhjeve, por kryetarët brenda aprtive, po.

Biles as është “ngrirë’ siç u tall herën e shkuar. Është aq  I frikësuar se po doli një ditë nga zyra, mendon se nuk e lënë të kthehet sa po bën garë me veten si kryetar.

Nuk po bën asnjë garë transparente edhe pse ajo nuk është një garë. Zgjedhjet do të drejtohen nga Jemin Gjana, I cili është kthyer në një “qenë roje” të karriges së tij, duke sulmuar këdo që tenton të garojë dhe dy besnikë të tjerë të Bashës.

Por mbi të gjitha ai nuk lejoi të hapej garë reale dhe debat real brenda PD për të ardhmen e saj, duke shijuar lëpirjet e atyre që ka rrotull dhe heshtjen e Berishës.

Lulzim Basha po nxiton ta mbyll  debatin brenda PD, nga frika se zgjatja e tij do të shtojë zërat kundër . Ai humbi rastin ta përdorte zgjedhjet brenda PD, për të bërë kontrast me akuzat që bën për zgjedhjet  e 25 Prillit.

Sot ai provoi që nuk do lejojë zgjedhje në PD, nuk do lejojë garë dhe mbi të gjitha nuk do të lejojë të ketë rivalë real.

Dhe kjo është një mbyllje goje për çdo ankese që ndonjë demokrat mund të ketë për 25 Prillin. Zgjedhjet e 25 Prillit janë ku e ka larg për nga gara, transparenca dhe standarti se këto që bën Lulzim Basha brenda PD. Askush nuk ua ka privuar demokratëve të drejtën e votës më shumë se Lulzim Basha. Bile për ta kompletuar, e ka filluar fushatën me banda, duke rrahur tek dera e partisë, ata që e kritikojnë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll