Kryeminsitri Edi Rama është duke zhvilluar në këto momente një takim me studentët e Universitetit Politeknik të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës.
Një student i është drejtuar ashpër kryeministrit, pasi i ka quajtur ngelësa, ndërkohë që i kujtoi ‘memet’ që Rama publikon në Instagram dhe e krahasoi me kancelaren gjermane Agela Merkel.
Studenti: Jemi ndjerë të ofenduar kur na thatë ngelësa. Po sillemi si studentë të revoltuar, ne po ju bëjmë thirrje që të silleni si kryeministër i matur. Miinistrja e bëri publike që se kishte as 6 mesataren. Kur do ndodhin këto përmisime. Vërtet që e thatë që do përgjysmohen tarifat. Po të masterit ku do ulen
Rama: E para punës njëher, kur ju kam thënë juve të gjithëve ngelësa.
Studenti: E keni thënë në facebook, nuk e imagjinojmë Merkel të merret me meme siç merreni ju në Instagram. Meme nuk bëj as unë që jam student.
Rama: Si e imagjinon ti është e drejta jote e imagjinatës, mund të kesh një hapësirë imagjinatë më të gjerë. Nuk të jap llogari ty si të përdor instagramin. Kam bërë një koment me ata që shkruajnë që është shprehje respekti dhe i kam bërë një pyetje, a je i gatshëm të paguash taksë për ngelësat. Kam folur për taksa për ngelësa se universiteti financohet në pjesën më të madhe nga shteti.