Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
36 %
2.6kmh
0 %
Hën
34 °
Mar
39 °
Mër
42 °
Enj
41 °
Pre
41 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

Merkel: Më shqetëson varianti DELTA në Europë, një paralajmërim për ne që të jemi vigjilentë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi sot se Evropa është në rrezik nga përhapja e variantit Delta, i cili kërcënon përparimin e situatës në uljen e infeksioneve.

Ajo vuri në dukje se numri i rasteve të COVID-19 në bllokun prej 27 vendesh vazhdon të bjerë, ndërsa nivelet e vaksinimit rriten.

“Por edhe pse ka arsye të shpresojmë, pandemia nuk ka mbaruar, veçanërisht në vendet e varfra të botës. Por në Gjermani dhe Evropë virusi është akoma prezent”, u shpreh Merkel në një konferencë për shtyp.

“Ne duhet të qëndrojmë vigjilentë,” shtoi Merkel. “Në veçanti, variantet e reja, veçanërisht tani varianti delta, janë një paralajmërim për ne që të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm.”

Zyrtarët shëndetësorë të BE parashikuan të mërkurën se varianti delta do të përbëjë 90% të të gjitha rasteve në të gjithë bllokun deri në fund të gushtit, duke treguar nevojën për sa më shumë njerëz që të vaksinohen plotësisht të jetë e mundur.

Në Gjermani, varianti delta tani përbën rreth 15% të rasteve të reja, sipas agjencisë së kontrollit të sëmundjeve të vendit.

Më shumë

spot_img
spot_img