Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
53 %
2.6kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
32 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Merkel më 8 korrik në Tiranë, vizita e dytë e një kancelari në 25 vite

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

5acc087528a4312bdea38ba271ab796d

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel do të zhvillojë më 8 korrik një vizitë zyrtare në Tiranë në kuadër të turit të saj ballkanik. Më herët është raportuar se Merkel do të zhvillojë një tur në rajonin tonë, ku janë parashikuar vizita në Shqipëri, Serbi dhe Bsonje-Hercegovinë.

Mediat raportojnë se vizita e Merkelit në Tiranë pritet të fokusohet në rrafshin politik dhe atë ekonomik. Kancelarja gjermane pritet të takohet me krerët më të lartë të shtetit shqiptar, ku do të diskutohet për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve në sfera të ndryshme. Ardhja e Angela Merkel në Tiranë, shënon vizitën e dytë të një kancelari gjerman në Shqipërisë në 25 vitet e fundit, pas asaj të vitit 1999, kur vendin tonë e vizitoi Gerhard Schroeder.

Kjo është hera e tretë në dy vite që kryeministri Edi Rama takohet me kancelaren Merkel, pas dy takimeve të organizuara në Berlin

Turi i Angela Merkel në Ballkan, konfirmon edhe njëherë tjetër intersimin e lartë të Gjermanisë për këtë rajon, sidomos pas konferencës të organizuar në Berlin gushtin e vitit të kaluar.

Ndonëse, Prishtina nuk është parashikuar në agjendën e Merkel-it, kancelarja gjermane do të presë në një takim zyrtar më 30 qershor në Berlin me homologun kosovar, Isa Mustafa.

Lexo edheMustafa takohet me Merkel në Berlin, pak ditë përpara turit të kancelares në Ballkan

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img