Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
4.1kmh
40 %
Mër
23 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
30 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Merkel: Kam qenë shënjestër e hakerave rus, por nuk do vendos sanksione ndaj Moskës

spot_img

Lajme të ngjashëm

4a7040a49a3ef7756826c63dd20c86dd

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka konfirmuar se ajo ka qenë në shënjestër të hakerave që mendohet se ishin të inteligjencës ushtarake ruse (GRU).

Ajo u pyet në parlament në lidhje me një raport të revistës gjermane se GRU kishte marrë email nga zyra e saj elektorale në 2015.

“Më dëmtoi”, tha ajo, duke e përshkruar hakimin si “të egër”. “Sa më shumë që kërkoj të përmirësoj marrëdhëniet me Rusinë, aq më shumë prova gjej që ajo fshihet pas këtyre sulmeve. Duhet t’i mbajmë në vëzhgim ata, nuk mund t’i neglizhojmë” – deklaron Merkel.

Por kancelarja gjermane shtoi se ajo do të vazhdojë të “përpiqet për marrëdhënie të mira me Rusinë”.

Sipas asaj që shkruan BBC, kancelarja gjermane insiston në mbajtjen e marrëdhënieve të mira me Rusinë, por nuk e mohon vendosjen e ndonjë sanksioni ndaj Moskës.

Hakerimi i vitit 2015 i raportuar nga revista Spiegel përfshinte një vjedhje të të dhënave nga kompjuterët në parlamentin gjerman. Në vitin 2018, rrjeti i qeverisë gjithashtu u sulmua, ku gjithashtu u tha se hakerat rusë ishin fajtorë.

Qeveria ruse ka mohuar të ketë hakuar të dhënat e parlamentit gjerman.

Më shumë

spot_img