Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
34 %
6.7kmh
0 %
Hën
17 °
Mar
20 °
Mër
20 °
Enj
21 °
Pre
21 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Merkel: Familjet të bëjnë durim, nuk do t’i hapim shkollat dhe kopshtet

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

7f4cb3f4aac24339d1934219bac8fb27

Kancelarja Angela Merkel i lutet për durim familjeve gjermane, ndërkohë që pediatrit paralajmërojnë me ngulm nga pasojat që mund të shkaktojë lockdown-i në Gjermani.

 

“Nuk jemi ende në atë pikë që të hapim shkollat dhe kopshtet”, tha kancelarja Merkel në mesazhin e saj. Shifrat e infektimeve po bien, por në të njëjtën kohë ka një rrezik real nga mutacionet shumë infektuese të Coronavirusit.

“Prandaj duhet që në rrugën tonë në javët e ardhshme të jemi të kujdesshëm dhe të veprojmë me maturi”, tha ajo. “Ne do të bëjmë gjithçka që të mund të hapim të parat kopshtet dhe shkollat, me qëllim që t’u japim fëmijëve një pjesë të përditshmërisë së tyre të zakonshme”.

Merkel theksoi se “është një punë tejet e jashtëzakonshme” për nënat e baballarët, që të kujdesen e bëjnë detyrat bashkë me fëmijët”. “Ne në qeverinë gjermane jemi shumë të vetëdijshëm, se sa e vështirë është përditshmëria për prindërit dhe fëmijët. Këtë nuk e nënvlerëson askush nga ne”, përfundoi Merkel.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img