Hapësire reklamuese

Bota

Merkel e shqetësuar për vendet e varfëra: Vaksina anti-Covid duhet të shpërndahet tek të gjithë

Shkruar nga Newsbomb

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel ka ngritur shqetësime në lidhje me sigurimi e vaksinës anti-Covid edhe në vendet më të varfëra në botë.

Në samitin G20 shumë drejtues premtuan se vaksina do të shpërndahej në të gjitha vendet, por Merkel u shpreh se procedurat janë të ngadalta.

"Tani do të flasim me GAVI se kur do të fillojnë këto negociata sepse jam disi e shqetësuar se asgjë nuk është bërë ende për këtë," tha ajo.

Këto shqetësime vijnë në një kohë SHBA njoftoi se disa amerikanë do të fillojnë të vaksinohen që në 11 dhjetor.

Takimi i nivelit të lartë G20 të fuqive kryesore ekonomike në botë u prit nga Arabia Saudite. Për shkak pandemisë takimi u mbajtën virtualisht.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu