Zgjedhjet parlamentare do të mbahen ditën e dielë në Greqi dhe sipas parashikimeve partia Syriza e Alexis Tsipras pritet të shpallet fituese
Gjatë një konferencë të përbashkët shtypi midis kryeministri italian, Matteo Renzi dhe homologes së tij, Angela Merkel, është folur edhe për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Greqi ditën e dielë. Kancelarja gjermane është shprehur se pavarësisht nga vështirësit dëshiron që Greqia të mbetet pjesë e historisë së BE-së.
“Unë dua të kujtoj se baza e parimeve tona është solidariteti dhe dua që Greqia pavarësisht nga vështirësit të vazhdojë të mbetet pjesë e historisë sonë”, deklaroi Merkel.
Në të njëjtën linjë ka qenë dhe kryeministri Renzi, i cili ka thënë se nuk është i shqetësuar për rezultatin e zgjedhjeve greke. Ai ka theksuar se puna me kryeministin e ri do të jetë në përputhje me rrugën e nisur.
“Unë nuk jam i shqetësuar për rezultatet e zgjedhjeve greke, respektoj lirinë e qytetarëve për të vendosur. Javën e ardhshme do të punojmë me kryeministrin e ri në përputhje me rrugën që tashmë ka filluar” ka thënë Renzi duke shprehur “dëshirën për të mbajtur Greqinë brenda historisë së BE-së”.
Zgjedhjet parlamentare do të mbahen ditën e dielë në Greqi dhe sipas parashikimeve partia Syriza e Alexis Tsipras pritet të shpallet fituese.