Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
42 °
Pre
33 °
Sht
36 °
E martë, 3 Gusht, 2021

Merkel dënon arrestimin e gazetarit: Shpjegimet e Bjellorusisë janë të papranueshme

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kancelarja gjermane Angela Merkel hodhi poshtë shpjegimin e Minskut për uljen e detyrueshme të një avioni në Bjellorusi dhe arrestimin e një gazetari kritik të qeverisë, i cili ndodhej në bord.

“Ne kemi parë një ulje të detyruar që çoi në arrestim.Të gjitha shpjegimet e tjera për uljen e këtij fluturimi të Ryanair janë plotësisht të papranueshme”, u shpreh Merkel në një deklaratë për shtyp.

Komentet e Merkel erdhën pasi Gjermania u bashkua me një listë të vendeve evropiane për të thirrur ambasadorët e tyre Bjellorusë, për të diskutuar për uljen e detyrueshme të avionit nga Minsk dhe arrestimin e gazetarit.

Gjithashtu në një mendje me Merkel ishte dhe ministri i Jashtëm Heiko Maas, i cili u shpreh se shpjegimet e Bjellorusisë janë absurde dhe jo të besueshme.

“Shpjegimet e dhëna deri më tani nga qeveria Bjelloruse për uljen e detyruar të një avioni Ryanair në Minsk janë absurde dhe jo të besueshme,” tha Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas.

Ndërkohë, udhëheqësit e BE po diskutojnë veprimet e mëtejshme kundër qeverisë së Presidentit Bjellorus Alexander Lukashenko për t’i vendosur sanksione të ashpra, nëse nuk lirohet gazetari kritik.

Menjëherë pasi aeroplani u ul, Pratasevich u arrestua së bashku me Sofia Sapega, një student rus me të cilin po udhëtonte.

Gazetari Pratasevich është një nga dhjetëra gazetarë dhe aktivistë Bjellorusë që bëjnë fushatë në mërgim kundër sundimit 26-vjeçar të Lukashenko.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img