Hapësire reklamuese

Bota

Merkel bisedon me Putin, Gjermania dhe Rusia drejt bashkëpunimit për vaksinën anti-Covid

Shkruar nga Newsbomb

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë zhvilluar një bisedë telefonike për një bashkëpunim të mundshëm për krijimin e një vaksine efektive kundër koronavirusit.

Ata ranë dakort që ministritë e Shëndetësisë së dy vendeve të nisin menjëherë kontaktet.

Aktualisht Gjermania po përdor vaksinën e Pfizer-BioNtech, e cila ka marrë aprovimin në shumë vende të botës.

Ndërkohë në Rusi po përdoret vaksina “Sputnik V” e zhvilluar nga institutet kërkimore shtetërore.

Të dyja vaksinat kanë efekte anësore, por OBSH ka hedhur dyshime në vërtetësinë e të dhënave të tyre dhe po punon për testimin e efektshmërinë e vaksinave.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.