Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Meritoni “i mbyll gojën” skeptikëve: Dasmën me Ilnisën do e bëj në stadium

Shkruar nga Newsbomb
Meritoni “i mbyll gojën” skeptikëve: Dasmën me

Dasma e kësaj jave padyshim që ka qenë ajo e Meritonit dhe Ilnisës brenda në shtëpinë e Big Brother Vip. Ndonëse shumë prej banorëve dhe teleshikuesve janë skeptikë për dashurinë e tyre dhe vazhdimësinë e lidhjes pasi të dalin nga shtëpia, Meritoni ka dëshmuar këtë të shtunë krejt të kundërtën.

Teksa po “ngacmohej” nga moderatori Ledion Liço lidhur me dasmën dhe a i munguan prindërit në këtë “ceremoni”, Meritoni tha se dasma e vërtetë me Ilnisën do të jetë jashtë shtëpisë.

Moderatori u shpreh se dasmën e tij e ka menduar që ta bëjë në stadiumin e Prishtinës, duke lënë të kuptohet kështu se do të jetë një ceremoni e madhe me shumë të ftuar.

Meritoni: Dasmën e vërtetë do ta bëj të madhe. Do e bëj në stadiumin e Prishtinës.

Ledioni: Me Ilnisën?

Meritoni: Po me Ilnisës, dashtë Zoti po, pse jo?

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed