Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Meritoni “benzina në zjarrin" e Ilnisës dhe Rikes: Ik moj, e dëshpëruar për burra

Shkruar nga Newsbomb
Meritoni “benzina në zjarrin" e Ilnisës dhe Rikes: Ik moj,

Meriton Mjekiqi është dhe “molla e sherrit” mes dy vajzave të shtëpisë së Big Brother Vip, Ilnisës dhe Rikes.

Xhelozia e Ilnisës për Riken, e cila është dhe shoqja e moderatorit prej shumë vitesh vijon. Si rrjedhojë edhe ofendimet ndaj saj. Mënyra si gazetarja i është drejtuar nuk i ka pëlqyer aspak Rikes e cila i ka kërkuar mbrëmjen e sotme që çdo gjë që ka t’ia thotë në sy.

Ai që ka qenë më së shumti në siklet në këtë debat ka qenë pikërisht Meritoni. Ai i ka kërkuar të dyja vajzave që të qetësohen dhe të respektojnë të dyja njëra-tjetrën, pasi në jetën e tij kanë dy vende të ndryshme, njëra si shoqe e tjetra si e dashur.

Debati i plotë:

Rike: Kjo të puth me zor. Ëshë e dëshpëruar për burra.

Rike: Unë ti them gjërat përballë.

Ilnisa: Po çmund të them unë për ty moj Rike?

Rike: Ke frikë nuk ke guximin.

Ilnisa: Unë këtu nuk kam ardhur të gjej burrë.

Rike: Je çapa e fundit

Ilnisa: E ta dish që atij çapa e fundit i pëlqeu shumë.

Meritoni: Si situatë unë po ndihem shumë në siklet dhe që në ditën e parë Romeo ka qenë disa herë prezent unë jam munduar ti pajtoj. Kam ardhur te Ilnisa ka thënë ok për ty nuk flas. Jam munduar ti qetësoj gjërat. Unë nuk e di arsyen pse po vazhdojnë kaq shumë presione të kenë. Riken e kam shoqe dhe nuk e ndryshoj, ndërsa me Ilnisën kam një raport shumë të mirë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese