Hapësire reklamuese

Politikë

“Meriton të varet për këmbësh në mes të Vlorës,” Berisha “zbardh” përplasjen e Ramës me Lelin: Për shkak se i ka rënë...

Shkruar nga Newsbomb

Ish-kryeministri Sali Berisha reagon për përplasjen e supozuar që kryeministri Edi Rama ka pasur ditën e djeshme në Vlorë me kryebashkiakun e këtij qyteti Dritan Leli.

Sipas Berishës, Rama i ka thënë Lelit se “do ta tregoj une ty, te mora nga hiçi ..”. Ish-kryeministri thotë se shkak i kësaj përplasje është bërë rënia e mbështetjes ndaj kryeministrit Rama në Vlorë, në nivelin 30%.

Berisha shkon edhe më tej, duke thënë se kryebashkiaku i Vlorës meriton të varet për këmbësh në një shtyllë të qytetit.

Dje u raportua në disa media pranë opozitës se gjatë takimit Rama-Leli në Vlorë pati përplasje të ashpra verbale.

Reagimi i plotë i Berishës:

Nuk e ke nga Leli po e ke nga xhepi o Edvin hajduti!

Miq, Edvin Kristaq Hajduti i eshte versulur dje me terbim narkokryetarit monist te Vlores, Dritan Lelit  me fjalet se “do ta tregoj une ty, te mora nga hiçi ..” duke perifrazuar keshtu egzakt  Fatos Nanon, i cili do te thoshte Edvinit se te mora nga hiçi te palare e thua piste nga Parisi tek shisje ikona te vjedhura.

Keshtu, sipas mediave Edvini duke i perplasur me zemerim tavolinen Lelit e ben ate pergjegjes per vidhisjen e mbeshtetjes se tij ne Vlore ne 30%, çka do te thote 70% e vlonjateve e urrejne narkodeputetin e tyre.

Miq, une nuk do ndalem ketu ne shkakun e vertet te shperthimit te Edvinit ndaj Lelit dhe shtoj se qe Leli eshte nje mekatar per tu varur per kembesh ne nje shtylle te qytetit nuk kam dyshimin me te vogel.

Por te akuzosh Lelin se i paska nxire faqen Edvin Hajdutit eshte njelloj si te rrahesh uje ne havan apo te besosh rrethin katror.

Edvin, Vlora te urren fort sepse ne historine e saj ti me klientelen tende e ke vjedhur Vloren aq sa nuk e ka vjedhur asnje pushtues.

Vlora eshte Bashkia e vetme ne bote ku ne 6 muaj jane emeruar dhe, pasi kane kryer porosine regjistruar pronat e vjedhura nga ti dhe rrethi yt, kane dhene doreheqjen 6 drejtore kadastre.

Ti mund te fshihesh prapa Hajdut Lames por para se te emeroheshin dhe shkarkoheshin apo dorehiqeshin  6 drejtor kadastre ne 6 muaj pa u hyre ferra ne kembe mund te shkonin ne burg jo nje por se paku 3 hajdute Lame. Por Hajdut Lame dhe drejtoret e kadastres nuk pesojne asgje se ata çdo gje e bejne me urdher dhe per kenaqesi te xhepit tend dhe klaneve te tua mafioze.

Vlora te urren ty Edvin njelloj si gjithe Shqiperia sepse ne 7 vite jo qe nuk rrite rrogat dhe pensionet por per shkak te inflacionit sot vlonjatet dhe te gjithe shqiptaret marrin se paku 20% me pak se sa merrnin ne vitin 2013.

Vlora te urren Edvin se ne 7 vite vjedhjesh, rrenash e mashtrimesh ti ke investuar ne Vlore me pak se 50% te asaj qe paraardhesi investoi ne prodhim dhe shperndarje energjie ne kete rreth  apo 50% me pak se sa u investua ne rrugen e Bregut apo rrugen Vlore / Sevaster apo 50% me pak se sa u investua ne ujesjellesin dhe ne impiantin e perpunimit te ujrave te zeza te inauguruar ne qershor te vitit 2013 apo 2 here me pak se sa u investua per autostraden Levan - Vlore.

Vlora te urren Edvin se per Baypasin e saj projekti kishte  perfunduar ne vitin 2011, financimi u sigurua i plote ne vitin 2012, punimet u filluan ne fund te vitit 2013 me tabele se do perfundonin brenda vitit 2015 por qe ne fakt u tenderua dy here dhe do perfundoje se paku 8 vjet me vones.

Vlora te urren ty Edvin se je nje genjeshtar 3D, ti i premtove Vlores se ne vitin 2020 do kishte gati aeroportin, premtove korridorin blu dhe tunelin 3D te Llogarase. Mashtrime, Mashtrime, Mashtrime.

Per te gjitha keto Edvin, ne rast se Leli duhet vare per kembesh ne nje shtylle qyteti, ti duhesh vare ne Sheshin e Flamurit si hajduti dhe mashtruesi me i madh ne tere historine e Vlores. sb

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll