Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
73 %
2.6kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
E martë, 27 Korrik, 2021

‘Merita e kryeministrit që u sigurua vaksina’, Baton Haxhiu: Ministrat të marrin shembull nga Linda Rama

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2fe5491c97dc7f6a16e9d88c6ae20d35

Analisti Baton Haxhiu ka pranuar se mënyra që vaksina Covid-19 të mbërrinte në vendin tonë duhej të ishte duke biseduar ekskluzivisht me kreun e kompanisë Pfizer.  

Në emisionin “Opinion”, Haxhiu tha se meqë BE nuk e mbajti premtimin ajo ishte zgjedhja e duhur, ndërkohë që për këtë nuk falenderoi kryeministrin, Rama por ish-ambasadorin Agim Nesho.

“Vendet si Shqipëria dhe të tjera e kanë pas një garanci nga BE, që porsa të vijnë dozat do t’ju shpërndahet një pjesë. BE nuk e bëri dhe meqë nuk e bëri, e vetmja mënyrë ishte për të shkuar drejtëpërdrejt tek CEO i Pfizer dhe të sigurohen vaksinat  për këtë, duhet t’ja japësh meritën Kryeministrit, jo Edi  Ramës”,

“Në këto 11 mijë doza që janë siguruar nga 2 vendet mike, jepja meritën kryeministrit. Deri në vitin 2025 Pfizer e ka të shitur gjithë prodhimin. Fabrika në Belgjikë zyrtarisht nuk prodhon më shumë se 100 mijë copë”, tha Haxhiu.

Ndërkohë, Haxhiu i dha një këshillë nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, teksa lidhur me skandalin e darkës në restorantet më luksoze i sugjeroi ministrave që duhet të marrin shembull nga bashkëshortja e kryeministrit Rama, Linda Rama.

“Keni një model të mirë politik që ta ndiqni, edhe për kryeministrin, bashkëshorten Linda Rama. Për 8 vjet nuk është gjetur në asnjë video dhe as nuk është fotografuar. Ai është modeli më i mirë sesi duhet të sillen ministrat e Ramës. Duhet të jeni të kujdesshëm,”-tha Haxhiu. 

Më shumë

spot_img
spot_img