Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mërgimtarët vdesin për vendlindje!

Shkruar nga Newsbomb
Mërgimtarët vdesin për vendlindje!

Shkruan Behgjet Pacolli

Saktësisht 1825 km është distanca nga Frankfurti për në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Në këtë linjë ishin rreth 60 mërgimtarë, të cilët me padurim prisnin të mbërrinin në atdheun e tyre.

Vetëm një ditë pasi Distria Krasniqi siguroi medaljën e parë olimpike të Kosovës në Tokio. Po e imagjonoj sa të lumtur janë nisur. Këta pasagjerë janë vetëm disa nga qindra mijëra që largohen nga shtëpitë e tyre dhe nisen për në Kosovë, qoftë në rrugë tokësore apo ajrore.

Shumë udhëtojnë në distanca edhe më të gjata, por të gjithë kanë të njëjtin qëllim: Të vizitojnë vendin e tyre të preferuar, Kosovën dhe familjet e tyre. Shumë shqiptarë jetojnë të shpërndarë nëpër botë, por qoftë një pastrues, marangoz apo artist botëror, të gjithë kemi diçka të përbashkët: dashurinë për atdheun tonë.

Dhjetë viktimat e sotme nuk janë hera e parë dhe e fundit që mërgimtarët vdesin për Kosovë… Asnjëherë mos të harrojmë se malli i mërgimtarit është shumë i madh, dhe ata meritojnë respektin më të madh!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.