Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
0 %
Sht
33 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Mërgim Mavraj i dëshpëruar: U përpoqa por nuk ia dola dot, kam besim tek djemtë kuqezinj

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

99a7b992ba279ba560fd98eecdaa634b

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, i dëshpëruar ka njoftuar tifozët se pavarësisht përpjekjeve të bëra prej tij, nuk do të jetë e mundur që të jetë në fushën e lojës për ndeshjen kundër Serbisë.

Në një reagim në facebook, Mavraj shprehet se muajt e fundit ka sakrifikuar gjithçka, me qëllimin e vetëm për të qenë në fushë për ndeshjen e 8 tetorit, e megjithatë nuk ia ka dalë dot. Gjithsesi, ai ka besim tek shokët e tij të skuadrës, të cilët mund të bëjnë të mundur kualifikimin e Shqipërisë në Euro2016.

Reagimi i Mërgim Mavrajt:

Dita më e rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët është shumë afër…

Me zemër të thyer ju njoftoj që nuk mund të jem ne fushën e lojës pavarësisht të gjithë sakrificave që kam bërë pas operacionit!

Kam sakrifikuar gjithçka muajt e fundit. Jam stërvitur 8 orë në ditë, çdo ditë për muaj me rradhë pa pushim, me synimin që të isha në fushë për Kombin kuqezi, por lajmet e këqija për mua nuk po marrin fund…

Për muaj me rradhë lashë pas dore familjen dhe shoqërinë duke ju përkushtuar synimit që kisha…

Jeta ime muajt e fundit kishte vetëm një qëllim, të isha gati për këtë ndeshje, por me dhimbje e pranoj që nuk ja dola dot.

E megjithatë nuk jam dorëzuar sepse besimi im është shumë i madh tek djemtë kuqezinj dhe tifozë tanë që do ti tregojmë botës, pavarësisht se jemi një vënd i vogël kemi vlera të jashtëzakoshme!

Lexo edhe: Serbia grumbullon një “shqiptar” për ndeshjen kundër Shqipërisë

Më shumë

spot_img
spot_img