Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mercedesi përplaset me autoshkollën në Berat, të dy makinat përfundojnë në kanal, brenda ndodheshin 4 kursantë (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Mercedesi përplaset me autoshkollën në Berat, të dy makinat

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të enjteje në Berat, shkruan newsbomb.al. Një mjet Mercedes Benz ML është përplasur me një mjet tjetër tip Toyota dhe të dy kanë përfunduar jashtë rruge, në një kanal.

Mësohet se nga përplasja e fortë ka disa persona të plagosur, ndërsa dëmet materiale janë të shumta pasi të dy mjetet janë shkatërruar plotësisht. Në makinën e autoshkollës, sipas burimeve, ka pasur veç shoferit dhe 4 kursantë që kanë qenë duke mësuar.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë. Ndërkohë, të plagosurit që janë më shumë se katër janë dërguar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore. (Pamjet nga Ora News)  

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.