Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Enj
26 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
25 °
Hën
27 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

Mercedesi me drogë drejt Malit të Zi, Policia vihet në ndjekje të 20 vjeçarëve nga Malësia e Madhe dhe i prangos pranë kufirit (VIDEO)

Lajme të ngjashëm

Tre të rinj nga Malësia e Madhe kanë rënë në prangat e Policisë së Shkodrës, pasi janë ndaluar duke lëvizur me një mjet të mbushur me drogë. Shërbimet kishin informacion se të rinjtë, më i rrituri 22 vjeç, po tentonin të trafikonin hashash drejt Malit të Zi.

  1. Klevis Gurraj, 20 vjeç, banues në fshatin Alijaj, Malësi e Madhe (drejtuesi i automjetit);
  2. Jozef Kaçaj., 19 vjeç, banues në fshatin Alijaj, Malësi e Madhe (pasagjer);
  3. Enes Osmani, 22 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër (pasagjer).

Në aksin rrugor Koplik – Hani i Hotit, në fshatin Grizhë, Malësi e Madhe, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar  automjetin e dyshuar tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi Klevis Gurraj.

Gjatë kontrollit në automjet, në një valixhe, Policia gjeti 16 pako të mbushura me lëndë narkotike cannabis sativa dhe një qese plastmasi të mbushur po me lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë totale 17 kilogramë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetitn dhe tre aparate celuluare.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shkodrës:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me specialistet për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, bazuar në inteligjencën informative se disa shtetas po transportonin me automjet, një sasi lënde narkotike, në drejtim të PKK Hani i Hotit, me qëllim trafikimin e saj, drejt Malit të Zi, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Grizhë”.

Në kuadër të këtij operacioni, në aksin rrugor Koplik – Hani i Hotit, në fshatin Grizhë, Malësi e Madhe, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar  automjetin e dyshuar tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi K. G.

Gjatë kontrollit në automjet, në një valixhe, Policia gjeti 16 pako të mbushura me lëndë narkotike cannabis sativa dhe një qese plastmasi të mbushur po me lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë totale 17 kilogramë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetitn dhe tre aparate celuluare.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. K. G., 20 vjeç, banues në fshatin Alijaj, Malësi e Madhe (drejtuesi i automjetit);
  2. J. K., 19 vjeç, banues në fshatin Alijaj, Malësi e Madhe (pasagjer);
  3. E. O., 22 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër (pasagjer).

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Më shumë