Tirana
overcast clouds
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
23 %
3.6kmh
90 %
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
38 °
Hën
39 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Mercedesi luksoz del nga rruga në Zvicër dhe përplaset me argjendarinë, plagosen dy vajza shqiptare

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy vajza shqiptare të Kosovës kanë mbetur të plagosura lehtë si pasojë e një aksidenti rrugor, në qytetin e Aarau në Zvicër. Një prej tyre ka qenë pasagjere në mjetin Mercedes Benz që shikoni në foto, dhe një tjetër ka qenë shofere e një Volkswageni, që është përfshirë në aksident po ashtu.

Mediat zviceriane shkruajnë mjeti Mercedes Benz luksoz drejtohej nga një 19 vjeçar afgan, brenda të cilit ndodheshin disa të rinj të tjerë dhe një vajzë kosovare, shkruan newsbomb.al. Dëshmitarët kanë thënë se mjeti po lëvizte me shpejtësi të madhe në rrugët e qytetit, ndërsa reshje të mëdha shiu kishin përfshirë gjithë zonën.

Në këtë moment, një mjet tjetër tip Volkswagen i drejtuar nga një shqiptare e Kosovës,  ka dalë nga një rrugë dytësore dhe është përplasur me Benzin. Shoferi afgan për shkak të shpejtësisë së lartë pas goditjes është përplasur dhe me murin e një argjendarie. Identitetet e tyre nuk bëhen ende me dije.

Fatmirësisht të gjithë të aksidentuarit kanë marrë vetëm lëndime të lehta, ndërsa dëmet materiale janë të shumta, shkruan newsbomb.al. Sipas vlerësimeve fillestare, dëmi arrin në mbi 100,000 franga. Shoferi i Mercedesit është paditur dhe është detyruar të dorëzonte patentën.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img