Tirana
scattered clouds
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
40 %
4.6kmh
40 %
Mër
29 °
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
30 °
Die
27 °
E mërkurë, 10 Gusht, 2022
spot_img

Mercedes pa targa, kallashnikov e pushkë në bagazh, arrestohen dy 17 VJEÇARËT në Durrës; VIDEO: Me tuta të shkurtra dhe shapka

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy 17 vjeçarë janë arrestuar nga Policia në Durrës pasi janë kapur duke lëvizur me një makinë Mercedes Benz me targa që i përkisnin një mjeti tjetër. Nga kontrolli në të, patrulla ka gjetur dhe dy armë zjarri e municion luftarak.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se 2 shtetas qarkullonin me armë zjarri në qytetin e Durrësit, shërbimet e Policisë, mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.17, në rrugën “Vllazërimi”, kanë ndaluar mjetin tip “Benz” i cila dispononte targa të një automjeti tjetër, me drejtues shtetasin M. A., (pa patentë) dhe pasagjer shtetasin E. N.

albsig

Gjatë kontrollit të kryer në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov, 1 krëhër me 10 fishekë, 1 pushkë si dhe automjetin me të cilin këta shtetas po lëviznin.

Në vijim të veprimeve hetimore, u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Drejtimi mjetin në mënyrë të parregullt” dhe “Armëmbajtja  pa leje” shtetasi M. A., 17 vjeç dhe për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” shtetasin E. N., 17 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img