Hapësire reklamuese

Politikë

‘Meqë i ka qejf gratë i rreh vetë...’, Kryemadhi s’përmbahet: Sot nuk do të shikojmë brekët e Violeta Manushit por bythën jashtë të Edi Ramës (VENDIMI me Bashën)

Shkruar nga Newsbomb
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi pas mbledhjes me kryetarin demokrat Lulzim Basha ka deklaruar se në orën 12:00 do të bëhet publik vendimi i opozitës në përgjigje të shembjes së Teatrit Kombëtar.

Kryemadhi ka dënuar ashpër dhunën e ushtruar sot në protestë, ndërsa i bën thirrje Ramës ti lirojë sa më parë të arrestuarit. “Meqë i ka qejf gratë e i do shumë dhe i rreh vetë t’i lirojë një orë më përpara”, tha kryemadhi  e cila është ndërprerë nga këmbana e Kishës për pak sekonda.

Menjëherë më pas ajo ka ironizuar deklaratat e Ramës që ka bërë në kohën kur ishte kryetar bashkie, ku edhe atëherë ka qenë pro shembjes së godinës së Teatrit. “Kjo këmbanë i ndihmoftë shqiptarët dhe pastroftë shpirtin  e trazuar të Edi Ramës. Sot nuk do të shikojmë brekët e Violeta Manushit por bythën jashtë të Edi Ramës”, tha Kryemadhi.

“Epo ruajini dhe brekët e Violeta Manushit si monument Kulture!”, ka qenë deklarata e Ramës, i ftuar në një emision i cili u shpreh pro shembjes së Teatrit.

Fjala e Kryemadhit: Vendimi i popozitës do të finalozohet në 12. Mesazhi që këtu është për qytetarët  shqiptarë të mos njohin shtetin e Edi Ramën, postblloqet e tij dhe gjobat se para të e tyre po i përdor Edi Rama për dhunë ndaj tyre. Meqë i ka qejf gratë e i do shumë dhe i  rreh vetë t’i lirojë një orë më përpara.

(ndërpritet nga këmbana) Kjo këmbanë i ndihmoftë shqiptarët dhe pastroftë shpirtin  e trazuar të Edi Ramës. I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që sot nuk  është më koha për të parë politikën por për të parë familjen.

Sot nuk do të shikojmë brekët e Violeta Manushit por bythën jashtë të Edi Ramës. Bëj thirrje që shqiptarët të mos njohin Edi Ramën, shantazhet që bëjnë nëpër tavolina... të mos njohin bastardët që përdorin Shqipërinë për benefitet e tyre financiare, dhe që jetët e tyre të mos ia lënë në dorë një grupi kriminal.

Në orën 12 do të kemi vendimin politik të opozitës të finalizuar. Mos njihni postoblloqet e Edi Ramës gjobat e Edi Ramës se ju mbylli në shtëpi dhe taksën e ujit e paguani 10 fish më shumë... iu ka marrë paratë për çdo gjë...

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu