Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
57 %
4.6kmh
20 %
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
26 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

Menjëherë pas pushimit në Rezidencën Amerikane, Bylykbashi e Vasili shkojnë më PD, iu bashkohet përsëri dhe Kryemadhi

spot_img

Lajme të ngjashëm

1be47f58887b0d00a422136ec45f08ae

Anëtarët e opozitës në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi i PD dhe Petrit Vasili i LSI, menjëherë pas pushimit në Rezidencën Amerikane kanë shkuar në Selinë Blu. Menjëherë pas tyre në PD ka shkuar përsëri dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi.

Në orën 19.00, pas 7 orësh diskutime në Rezidencën Amerikane me ambasadorët Yuri Kim, Luigi Soreca dhe Duncan Norman, përfaqësuesit e opozitës kanë shkuar në Selinë Blu për të raportuar te Basha e Kryemadhi se deri në çfarë pike kanë ecur diskutimet për Zgjedhoren.

Palët kanë vendosur të bëjnë rreth një orë e gjysmë pushim, për t’u ritakuar sërish në orën 20:30. Më pas pritet të ketë edhe një deklaratë për media nga ambasadorët dhe të gjithë anëtarët e Këshillit Politik.

Insistimi i ambasadores së SHBA Yri Kim, pritet të japë rezultat për arritjen e një marrëveshjeje, ndërsa aktualisht raportohet se palët kanë rënë dakort për disa kërkesa.

Ndërkohë, edhe gjatë një pushimi që është bërë më herët pasditen e sotme, përfaqësuesit e opozitës kanë shkuar në Selinë Blu ku janë takuar me Bashën e Kryemadhin, e po ashtu dhe përfaqësuesi i PS Damian Gjiknuri.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img