
Dy persona raportohet se kanë humbur jetën mëngjesin e sotëm në rrugën Milot-Mamurras si pasojë e një aksidenti rrugor.
Paraprakisht, bëhet me dije se një mjet tip “Toyota” ka dalë nga rruga në të cilën lëvizte dhe për pasojë ka përfunduar në një kanal me ujë. Kjo ka qenë fatale për dy personat që ndodheshin në të, duke ndërruar jetë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të saj, si dhe identifikimin e viktimave.
Kurbin/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Milot-Mamurras, mjeti tip “Toyota” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal me ujë, ku për pasojë kanë humbur jetën shtetasit S.D.,45 vjeç, banues në Durrës dhe U.P.,39 vjeç, banues në Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet përgjatë kanalit nëse në automjet ka pasur shtetas të tjerë.