Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mëngjes i trishtë: Ndërron jetë ish-basketbollisti dhe trajneri i Partizanit, Arben Fagu

Shkruar nga Newsbomb
FotoArkive: Trajneri Arben Fagu

Arben Fagu, ish-bashketbolli dhe trajner i ekipit të Partizanit ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Ai ishte diagnostikuar me një sëmundje e rëndë.

Sot, profesor Fagu ka mbyllur sytë përgjithmonë, në moshën 65 vjeçare. Lajmin e trishtë e konfirmon dhe Shoqata “Tirana Eagles Basket”.

“Mengjesi sot erdhi me nje lajm te trishte e te kobshem, te pabesueshem. Nje nga ikonat e Partizanit, por edhe basketbollit shqiptar si sportist por sidomos si trainer, mjeshtri i imadh Arben Fagu ka ndërruar jete pas nje semundje qe erdhi pa pritur per ta ndare profesorin nga ne e per te na lene keshtu pa fjale e zemerthyer. Te qofte dheu i lehte prof Beni. Boshlleku qe na le nuk do mbushet  kurre. E paharuar puna dhe vepra jote, perjete”, thuhet në njoftimin e Shoqatës.

Kujtojmë se, pak kohë më parë miq dhe të afërm të tij bënë apel për ndihmë, pasi Fagu iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale. Ata kërkonin gjak për profesorin.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.