Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Mëngjes i trishtë, ndahet nga jeta në moshën 67-vjeçare poeti dhe kineasti i shquar Petrit Ruka

Shkruar nga Newsbomb
Mëngjes i trishtë, ndahet nga jeta në moshën

Është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare poeti dhe kineasti i njohur Petrit Ruka.

Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije të afërmit e tij me anë të postimeve në rrjetet sociale. Bëhet me dije se Ruka, prej disa kohësh vuante nga një sëmundje në zemër, betejë të cilën nuk e ka fituar duke mbyllur sytë përgjithmonë.

Petrit Ruka ka lindur në Tepelenë më 21.08.1954. Ka kryer studimet e larta për Gjuhë Letërsi Shqipe dhe studimet pasunuversitare pёr dramaturgji filmike, Akademia e Arteve të Bukura, Tiranё 1985 – 1986. Ka punuar si pedagog nё Shkollёn e Mesme tё Pёrgjthshme, Tepelenё.1976 - 1984.

Skenarist dhe regjisor. Kinostudio “Shqipёria e Re” dhe Alba Film Studio.Tiranё.1986 – 1996. Drejtor nё Teatrin Kombëtar të Fëmijëve. Tiranё 2000 – 2000. Kryetar i Qëndrës Kombëtare Kinematografike Shqiptare 2000 – 2005, 2007 – 2008         Pedagog i jashtëm, Universiteti i Arteve, Dega e Regjisë së Filmit

Ka botuar:

1. “ Rinia ime” vёllim, poezi, 1978.

2. “ Atdheu fillon tek zemrat” vёllim, poezi 1983

3. “ Mirupafshim, hënë e vendlindjes!” vёllim, poezi, 1990

4. “ Vërtitu, Kokë e prerë!” vёllim, poezi, 2000.

5. “ Në zemër bie shi...” vёllim, poezi, 2003

6. “Shtatë mijë shirat e mi” poezi të zgjedhura, 2008

7. “Kalorësi mbi det“ esse monografike për Kadri Roshin 2009

8. “Iso dashurie“  Ars Poetika & Petrit Ruka, poezi e zgjedhur 2015

9. “Nëntë vjet e nëntë ditë“  Poemë baladeske, 2015

Ka realizuar me shume se 40 vepra kinematografike si skenarist dhe regjisor.

Si skenarist:  filma artistik. Vepra tё ekranizuara:   

1. “Eja”  1986, skenari pёr film artistik,  regjisor Piro Milkani.

2. “Njё i tretё “ 1987, skenar pёr film artistik, met. i shkurtёr, regjisor F.Koçi.

3. “Lumi qё nuk shteron” 1988, skenar pёr film artistik, regjisor Fatmir Koçi.

4. “Njё djalё dhe njё vajzё” 1989. skenar, film artis, regjisor I. Muça. K. Mitro.

5. “Vazhdojmё me Bethovenin” 1995  skenar pёr film artistik, regjia S. Pecani                        

Filma dokumentarë

1. “Shembja e idhujve” 1994 skenar pёr film dokumentar,  regjisor K. Gjonaj.

2. “Tё burgosurit e galerisё”  1994, sken pёr film dok,      regjisor S.Kumbaro

3. “Nёnё Tereza”  1999,  skenar pёr film dokumentar,        regjisor K. Gjonaj.

4. “ Butrinti i gjallë” 1996       skenar pёr film dokumentar,  regjisor P. Ruka         

5. “Në fillim ishte Ademi”     skenar pёr film dokumentar,     regjisor P. Ruka. 

6. “Braktisja e Madhe”        skenar pёr film dokumentar,      regjisor P. Ruka.

7. “Qyteti mbi gur” 2002  skenar pёr film dokumentar,          regjisor Eli Bici.

8. “Qyteti mbi naftё”  2003  skenar pёr film dokument,    regjisor P. Dervishi.

9. “Nënë Tereza”   2004  skenar pёr film dokumentar,         regjisor K. Gjoni.

10. “Drama Fadil Paçrami“ 2006 skenar pёr film dokument,   regjisor N.Ajazi.

11. ’’Atdheu lind nga tё rёnёt’’ 2006 skenar pёr film dokum,   regjia Esat Ibro.

12. “Kur vriteshin poetët”  2007 skenar për film dokumentar.   Regjia N.Ajazi.

13. “Poet i ekranit”                  skenar për film dokumentar.     regjia P. Ruka.

14  “Aleksandër Moisiu“        skenar për film dokumentar.        regjia N. Ajazi.

15. “Unë jam Ismail Qemali“  skenar për film dokum.         regjia Viktor Gjika.

Të tjera:

1. Anëtarë i disa bordeve artistikë në RTSH. QKK dhe institucione të tjera.

2. Pjesëmarrës në disa Koferenca Kombëtare e Ndërkombët, për Kinematog,

3. Autor i një sërë shkrimesh në shtypin letrar, reportazhe, ese, artikuj për kulturën e kinematografinë.

ÇMIME LETRARE DHE FILMIKE

Çmimi libri më i mirë poetik i vitit 1983 me vëllimin “Atdheu fillon tek zemrat”

Disa cmime të para dhe të dyta për cikle poetik në shtypin letrar në gazetën “Drita” dhe “Nëntori” në vitet 1980- 1990

Çmimi i parë për skenarin e filmit “I vdekuri i gjallë” në Festivalin e 10-të Kombëtar Kinematografik 1993

Çmimi i parë për kameran në filmin artistik “Plumbi prej plasteline” në Festivalin Kombëtar Kinematografik 1995

Çmimi “Dokumentari më i mirë i Jubileut 2012” për filmin dokumentar “Kryekënga e Kombit” viti 2012

Çmimi i Akademisë KULT për dokumentarin më të mirë të viti 2012 për filmin “Kryekënga e Kombit” viti 2013

Çmimin poeti më i mirë i viti 2013 nga Fondacioni letrar “Harpa” Fier.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese