Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
53 %
2.1kmh
40 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
31 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Mëngjes i trishtë, Covid-19 i merr jetën mjekut të njohur beratas Gëzim Lamaj

spot_img

Lajme të ngjashëm

d87f29727ae57ab1abd418400c0b7c15

Mjeku i njohur beratas Gëzim Lamaj është ndarë nga jeta pasi nuk e ka fituar dot betejën me Covid-19.

Lajmin e trishtë e konfirmon dhe deputeti socialist i Beratit Fadil Nasufi, i cili shkruan se mjeku Lamaj ishte humanist i rrallë, model i mirësisë dhe i përkushtimit ndaj qytetarëve të Beratit.

“Berati zgjohet sot me një lajm trishtues dhe tepër tronditës!

Ndahet nga jeta pas një beteje me Covid -19 Dr Gëzim Lamaj, Mjek radiolog!Njeri i mrekullueshëm, humanist i rrallë si ai, gojëmbel, fytyrëqeshur, model i mirësisë dhe i përkushtimit ndaj qytetarëve të Beratit!

Na janë shteruar fjalët nga helmi i përditshëm i vdekjes!

Ndarja nga jeta e Dr Gëzimit, pikëllon gjithë qytetarët beratas dhe bluzat e bardha. Është hidhërim i pa ngushëllueshëm, por edhe apel për kujdes nga ky virus vrastar!

Ngushëllime Dr Anilës për humbjen e bashkëshortit dhe djalit Renatos për humbjen e babait! Të prehet në paqe Dr Gëzim Lamaj! Lamtumirë Mik i cmuar”, shkruan Nasufi.

Më shumë

spot_img