Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
77 %
1.5kmh
0 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
29 °
Sht
30 °
Die
30 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Mëngjes i trishtë: Covid-19 i merr jetën aktorit të madh Gulielm Radoja, prej 2 ditësh i intubuar te “Shefqet Ndroqi”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Aktori i madh Gulielm Radoja nuk jeton më. Ai është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 75 vjeçare, pasi nuk e ka fituar dot betejën me virusin Covid-19.

Prej dy ditësh aktori i njohur ishte i intubuar te spitali “Shefqet Ndroqi”, pasi gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar. Radoja ishte infektuar prej më shumë se një muaj, ndërsa kolegët i bën thirrje shtetit të dërgohej për kurim të specializuar jashtë vendit.

Prej muajit prill, aktori i njohur dhe shumë i dashur nga publiku qëndronte në reanimacionin e spitalit të qytetit të Durrës, aty ku dhe jetonte. Duke qenë se nuk kishte përmirësim, dy ditët e fundit ai u soll në Tiranë ku u fut menjëherë në intubim. Fatkeqësisht, sot ai ka ndërruar jetë.

Karriera

Guljelm Radoja ka lindur në 23 qershor të vitit 1945 në qytetin e Shkodrës. Pas përfundimeve studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) për Dramaturgji në vitin 1972, filloi punë si aktor profesionist në Teatrin e Librazhdit. Më pas largohet nga ky teatër për të punuar si aktor dhe regjisor pranë Teatrit “Bylis” të qytetit të Fierit dhe më pas si aktor në Teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Ndër interpretimet e tij në teatër mund të përmendim rolet e tij në dramat “Bourgeois Ëedding” e Bertold Brehtit, “Me syrin e një klouni” e Heinrich Bëllit, “Trojanët” e Vasilis Theodoropulosit etj.

Në kinematografi ai ka luajtur më shumë se 30 role. Roli i i tij i parë ishte ai i inxhinnierit të pyjeve në filmin “Gjurma” në vitin 1970. Më tej, do të vazhdonte një sërë rolesh të tjera si ai i Tenente Gruabardhit në filmin “Në fillim te verës” në vitin 1975, roli i Stefan Bardhit në filmin “Mësonjëtorja” në vitin 1979, roli i Petro Nini Luarasit në filmin “Kush vdes në këmbë” në vitin 1984, roli i priftit në filmin “Kthimi i ushtrisë së vdekur” në vitin 1989, roli i prokurorit në filmin “Kolonel Bunker” në vitin 1998, etj.

Për meritat e tij artistike Guljelm Radoja është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img